SHBA-të mund të mos kenë ‘nevojë’ për vaksinën AstraZeneca

Nga Exit News
SHBA-të mund të mos kenë ‘nevojë’ për vaksinën AstraZeneca

Zyrtari amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci u shpreh se SHBA-të mund të mos kenë nevojë të përdorin vaksinën AstraZeneca, për shkak të sasive të mëdha të blera nga kompanitë e tjera.

Në një intervistë, per median britanike BBC, Fauci foli për rastet e krijimit të mpiksjes së gjakut pas kryerjes së vaksinës. Ai tha se:

Unë mendoj se vaksina AstraZeneca nga pikëpamja e efikasitetit është një vaksinë e mirë dhe nëse çështja e sigurisë rregullohet në Bashkimin Evropian … efikasiteti i kësaj vaksine është me të vërtetë mjaft i mirë”.

“SHBA-të kanë lidhur marrëveshje me disa kompani, ne kemi vaksina të mjaftueshme – ose do të marrim vaksina të mjaftueshme – që nuk përfshijnë AstraZeneca, të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë në Shtetet e Bashkuara”, shtoi Fauci.

Deri më tani, 120.8 milion njerëz kanë marrë një ose të dyja dozat e një vaksine në SH.B.A., dhe administrata e Joe Biden ka qenë e etur të theksojë shpejtësinë me të cilën po administrohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>