SHBA-të ndalojnë hyrjen e studentëve të huaj të shkollave online

Nga Exit News
SHBA-të ndalojnë hyrjen e studentëve të huaj të shkollave online

Studentët e huaj që po ndjekin shkollat, të cilat këtë shtator do të jenë vetëm online për shkak të Covid-19, nuk mund të hyjnë në SHBA, këtë vjeshtë. Kështu ka deklaruar të hënën, Agjencia Amerikane për Emigracionin dhe Doganat.

Studentët e huaj, të cilët studiojnë në SHBA, me vizë studentore do të ndalohen të hyjnë në SHBA ose do t’i kërkohet të largohen nga SHBA-të.

Deri tani ka disa universitete përfshirë edhe atë të Harvard, që kanë vendosur që vitin shkollor 2020-2021 ta bëjnë online. Ndërkohë qindra institucione të arsimit të lartë janë duke diskutuar nëse do t’i hapin auditorët për studentët. Sipas, Departamentit të Sigurisë Kombëtare ka rreth 1,1 milionë studentë të huaj me viza të vlefshme studentore.

Në një njoftim për shtyp, Agjencia e Emigracionit u shpreh se konsullatat amerikane nuk do të japin viza për studentët e huja, nëse këto universitete do të ofrojnë vetëm studime online për sezonin e vjeshtës. Ata studentë që tashmë kanë marër vizat do tju ndalohet hyrja në SHBA.

Studentëve me viza të vlefshme që ndodhen në SHBA, duhet të largohen menjëherë nga SHBA, ose të zhvendosen në shkolla që ofrojnë mësime në auditore që të mos shkelin statusin e studentit. Nëse nuk e bëjnë këtë gjë, kundër tyre do ët fillojnë procedurat e largimit nga SHBA.

Këto rregulla zbatohen si për studnetët me viza F1 dhe M1 që ju jepet studentëve për shkolla trajnimi.

Deri më tani 8 përqind e kolegjeve dhe universiteteve amerikane, nga 1100 në total kanë deklaruar se do të zhvillojnë mësime online. 23 përqind prej tyre kanë deklaruar se do të zhvillojnë mësime në auditore dhe online. Shumica rreth 60 përqind deri tani duken të vendosura për ti hapi universitetet me pjesmarrje në auditore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>