Prej të dielës qytetarët amerikanë nuk do të kenë mundësi të shkarkojnë aplikacionet e Tik Tok dhe WeChat.
Lajmin e bëri të ditur Departamenti amerikan i Tregtisë. Sekretari i Departamentit të Tregtisë, Wilbur Ross pohoi se:
“Me udhëzim të presidentit, ne kemi marrë vendim për të luftuar koleksionimin e dëmshëm të të dhënave personale të qytetarëve kinezë nga ana e Kinës”
Mbrëmjen e 6 gushtit, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon përdorimin e aplikacioneve nga 15 shtatori në Amerikë, në rast se kompania kineze nuk i shitet një kompanie amerikane.
Presidenti Trump pretendon se aplikacionet kineze përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare amerikane për shkak të lidhjeve me Kinës.
Sipas tij, kompanitë mund të detyrohen të “mbështesin dhe bashkëpunojnë me Shërbimet Sekrete të kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze”.