SHBA-të nisin bisedimet me Iranin për lirimin e të burgosurve

Nga Exit News
SHBA-të nisin bisedimet me Iranin për lirimin e të burgosurve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bisedojnë me Iranin për lirimin e qytetarëve amerikan. Sekretari për sigurinë kombëtare në Shtëpin e Bardhë Jake Sullivan tha të dielën se:

“Ne kemi nisur bisedimet me Iranin për këtë çështje. Nuk do të pranojmë një propozim afat-gjatë ku ata të mbajnë peng në mënyrë të paligjshme qytetarët amerikan”.

Bisedimet mes dy vendeve po kryehen përmes ambasadës sviceriane në Iran.

Irani ka arrestuar disa dhjetra qytetarë amerikanë, gjatë viteve të fundit, për akuzën e spinazhit. Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Iranin se po përdor këto arrestime për të përfituar lehtësira nga vendet e huaja.

SHBA-të thanë javën e kaluar se ishin të gatshme për të komunikuar me Iranin mbi marrëveshjen nukleare të prishur nga Trump më 2015-ën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>