SHBA-të nisin tërheqjen nga Afganistani më 1 maj

Nga Exit News
SHBA-të nisin tërheqjen nga Afganistani më 1 maj

Presidenti i SHBA -ve, Joe Biden tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të nisë tërheqjen e ushtrisë nga Afganistani në 1 maj dhe do të përfundojë para 11 shtatorit.

“Shtetet e Bashkuara do të fillojnë tërheqjen përfundimtare … më 1 maj të këtij viti. Ne nuk do të nxitojmë për daljen. Ne do ta bëjmë atë me përgjegjësi, qëllimisht dhe në mënyrë të sigurt dhe do ta bëjmë atë në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, të cilët tani kanë më shumë forca në Afganistan sesa ne “, tha Biden.

Biden shtoi se ai kishte folur me ish-Presidentin George W. Bush për vendimin e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>