SHBA-të paralajmëruan në shtator 2020 spalljen ‘non grata’ të Berishës

Nga Exit News
SHBA-të paralajmëruan në shtator 2020 spalljen ‘non grata’ të Berishës

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim e paralajmëroi shpalljen ‘non grata’ të ish-Presidentit Sali Berisha, në shtator të 2020. Atëherë ajo paralajmëroi:

SHBA-të do të vazhdojnë të shpallin non grata dhe do të ndalojnë përjetësisht hyrjen të gjithë personave shqiptarë të “përfshirë në raste madhore korrupsioni”.

Sipas nenit, 7031, seksioni (c) të përmendur nga Ambasadorja Yuri Kim, në një letër drejtuar kryetarëve të partive politike në vend, çdo vit senati amerikan miraton listën e personave që nuk mund të hyjnë dot në SHBA.

Nën ketë nen, deri më sot SHBA-të i kanë hequr të drejtën për të udhëtuar në SHBA, ish-kryeprokurorit Llalla dhe ish-kryebashkiakut Dako.

Ambasadorja Kim, shprehu gjithashtu mbështetjen e SHBA-ve për këdo që angazhohet të dënojë personat e korruptuar:

“SHBA-të janë të angazhuara në luftën ndaj korrupsionit dhe qendrojnë në krah të çdokujt që kërkon të ndalojë dhe të ndëshkojë zyrtarët e korruptuar nga veprimet e paligjshme”.

Gjithashtu ajo i kërkoi kryetarëve të partive politike të kontrollojnë figurën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne inkurajojmë partitë politike të vetojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë në përputhje me ligjin shqiptarë”, shkruan Yuri Kim në një letër dërguar, kryetarit të PS-së, LSI-së dhe PD-së.

Kim theksoi se ata janë përgjegjësit e vetëm për personat që kandidojnë në siglën e tyre partiake. Ajo i kujtoi politikanëve shqiptarë ligjin e dekriminalizimit përmes të clit deputetët dhe kryebashkikë u larguan nga detyra.

LEXO  Merret nën hetim ish-Ministrja e Integrimit të Kosovës, Dhurata Hoxha

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme