
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA do të pranojnë edhe të paktën 50,000 afganë, tha kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, sipas REL.
Në SHBA tashmë kanë arritur dhjetëra mijëra afganë të cilët e kanë kaluar kontrollin e sigurisë dhe janë vendosur në bazat ushtarake në të gjithë vendin.
Ata po marrin trajtim mjekësor, ndihmë në paraqitjen e aplikacioneve për migrim dhe shërbime të tjera që u garantojnë atyre qëndrim të përhershëm në SHBA.
Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit.
Afganët që planifikojnë të rivendosen në Shtetet e Bashkuara kanë marrë ose janë në proces të marrjes së asaj që njihet si një Vizë Imigruese e Posaçme, e cila lëshohet për personat që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose NATO-n si përkthyes ose në një kapacitet tjetër dhe për afganët që konsiderohen të kërcnuar nën regjimin taliban.