
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, njoftoi kthimin e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, më 3 qershor, si ndëshkim për rrëmbimin e avionit Ryanair për të arrestuar një gazetar të opozitës.
Njoftimi vjen disa orë pasi Aleksandr Lukashenko u takua me aleatin Vladimir Putin në Soçi. Presidenti Biden do të takohet me homologun e tij rus në Gjenevë në 16 qershor.
Bjellorusia ka qenë shënjestër e sanksioneve amerikane në të kaluarën, veçanërisht pasi Lukashenko fitoi në zgjedhje shumë të diskutueshme verën e kaluar dhe autorizoi shtypjen e dhunshme të protestuesve.
Bashkimi Evropian njoftoi në fillim të javës se do të vendoste sanksione shtesë ekonomike pas rrëmbimit.