SHBA-të sanksione kundër 3 personave më të pasur të Bullgarisë

Nga Exit News
SHBA-të sanksione kundër 3 personave më të pasur të Bullgarisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, kanë dënuar 3 personat më të fuqishmë në Bullgari dhe 60 kompani biznesi të lidhura me ta. Vendimi u morr nën ligjin amerikan “Magnitsky”, i hartuar për bllokimin e veprimeve financiare, aseteve dhe hyrjen në SHBA.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me të gjithë bullgarët që përpiqen të çrrënjosin korrupsionin duke promovuar vënien e zyrtarëve të korruptuar para përgjegjësisë që dëmtojnë funksionet ekonomike dhe institucionet demokratike të Bullgarisë,” tha Drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki.

Kush janë personat e dënuar

Biznesmeni më i fuqishëm bullgar, pronari i mediave kryesore në vend dhe ish-deputetë, Delyan Peevski.

Pronari i kazinove në Bullgari, një nga qytetarët më të pasur të Bullgarisë Bozhkov, i cili u arrestis në Dubai, dhe nga atje krijoi një parti e cila fitoi 3% të votave në zgjedhjet e fundit.

Ilko Zhelyazkov drejtues në Byron Kombëtare për Kontrollin e Pajisjeve të Veçanta të Mbledhjes së Inteligjencës.

SHBA-të kanë dënuar edhe 64 subjekte të lidhura me këta persona, duke i bllokuar veprimet ekonomike me SHBA-të.

Çfarë është akti Magnitsky

Akti Magnitsky, i krijuar me emrin e një avokati rus që denoncoi korrupsionin financiar në Rusi, dhe më pas Rusia e futi në burg ku dhe vdiq.
Ky akti u miratua nga Barack Obama në vitin 2012, me qëllimit për të dënuar zyrtarët rus që burgosën avokatin rus.
Që prej vitit 2016, ai përdoret për të dënuar personat që shkelin të drejtat e njeriut, për të konfiskuar pasuritë e tyre dhe për ti ndaluar hyrjen në SHBA.

Deri më sot, nën këtë akt janë dënuar mbi 90 zyrtarë të huaj, kryesisht rus. Në përgjgije të këtij ligji, Rusia ndaloi adoptimin e fëmijëve rus nga amerikanët dhe ndaloi hyrjen e disa zyrtarëve amerikan në Rusi.

Korrupsioni në Bullgari

Vendimi i SHBA-ve erdhi pasi partia e ish-Kryeministrit Borissov kryeson në sondazhet e zgjedhjeve të ardhshme.

Korrupsioni është identifikuar prej kohësh si një problem në Bullgari, skandalet e njëpashnjëshme kanë zbuluar se si gjatë vitit të kaluar mafia dhe oligarkia kishin kapur ka në mënyrë efektive shtetin duke ushtruar kontroll përmes institucioneve të tilla si gjyqësori, shërbimet e sigurisë dhe media.

Bullgaria, gjithashtu ka abuzuar me fondet e BE-së, të cilat përfundojnë në duar t e oligarkëve të fuqishëm dhe mafias.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>