Shtimi i numrit të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri javët e fundit ka bërë që SHBA të kalojë në nivelin tre rrezikun e udhëtimit drejt vendit tonë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë vendosur Shqipërinë në nivelin tre të rrezikut, ku niveli i parë është për vende krej të sigurta dhe niveli katër për vendet ku nuk rekomandohet të udhëtohet.
Zyra e çështjeve konsullore në Departamentin e Shtetit rekomandon qytetarët amerikanë që të rishqyrtojnë udhëtimin drejt Shqipërisë për shkak të rrezikut ndaj infektimit me COVID-19.
Në njoftim theksohet se ata që janë plotësisht të vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga FDA kanë më pak rrezik të infektohen dhe të shfaqin simptoma.
Shqipëria ka aktualisht rreth 5800 të infektuar me COVID-19 ndërkohë që 84 pacientë po marrin ndihmë në spitalin infektiv.