SHÇBA procedon 6 policë në Vlorë për shpërdorim detyre

Nga Exit News
SHÇBA procedon 6 policë në Vlorë për shpërdorim detyre

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), procedoi penalisht të hënën 6 policë për shpërdorim detyre. Ata punonin në Komisariatin e Policisë Himarë.

Policët e proceduar janë, D.F., 56 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, i cili u la në burg dhe I.J, 39 vjeç, i shpallur në kërkim.

A.T., 36 vjeç, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, u pezullua nga ushtrimi i detyrës, dhe iu dha masa “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Polici tjetër është A.V., 54 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve/Përgjegjës i Shërbimeve për Krimet. Ai është pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe ka marrë masën detyrim paraqitje.

Është proceduar edhe I.K., 49 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve i cili po ashtu ka marrë masën për detyrim paraqitje dhe është pezulluar nga ushtrimi i detyrës.

I fundit është A.Ll., 26 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, për të cilën u dhanë të njëjtat masa, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje.

Pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të Policisë, veprimet dhe mosveprimet e të cilëve kanë favorizuar shtetas të ndryshëm në veprimtarinë e kultivimit të narkotikëve.”, thuhet në njoftim.

Kapja e tyre u bë e mundur pas aksionit në Vlorë ku u arrestuan 27 persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>