Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, dhe ndërmjetësues në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë tha se nuk është kundra shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.
Në një deklaratë për gazetarët ai tha se BE “nuk duhet të bëhet më katolike se Papa” dhe kërkoi që të dy vendet të përjashtojnë shkëmbimin e territoreve nga marrëveshja.
Pyetjes se ai personalisht apo BE-ja është kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell tha se:
“Kjo është një çështje që duhet të zgjidhet me dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk duhet t’i themi ne serbëve dhe kosovarëve se çfarë duhet të dakordësojnë apo jo. Roli jonë është të lehtësojmë dialogun. Por unë e thashë nuk duhet të jemi më katolik se Papa”.
Ai shtoi se marrëveshja me dy vendeve duhet të studiohet mirë nga BE përsa i përket ndikimit në rajon.
“Nëse ata bien dakord në diçka, ne duhet ta shohim marrëveshjen, sepse çdo marërveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në princip ky duhet ët jetë një dialog i lirë dhe i drejtë nga të dyja palët”.
I pyetur sërisht nga gazetarët për të qartësuar nëse kjo do të thotë se BE do të kundërshtojnë qendrimin e Gjermanisë, e cila është kundër çdo marrëveshje që përfshin shkëmbimin e territoreve, Borrel tha se “roli i tij është të lehtësojë dialogun dhe të vlerësojë efektet anësore të marërveshjes”.
Presidentët e Kosovës dhe Serbisë kanë nxitur një marrëveshje mes dy vendeve të bazuar në shkëmbimin e territoreve që prej vitit 2018, me ndërmjetësimin e ish-shefes së diplomacisë së BE-së Mogherini.
Sipas këtij plani territori i Kosovës i banuar nga serbët do t’i kalojë Serbisë dhe anasjelltas.