Sipas Panoramës ,shefi i kabinetit i Ministrit të Jashtëm Bushati, Pirro Vengu, është thirrur nga shteti grek për kryerjen e shërbimit ushtarak, që ligji grek parashikon të kryhet para moshës 40 vjecare.
Ky fakt, në vetvete qesharak, hap disa diskutime serioze në një vend si tonin në të cilin emigrimi ka influencuar shumë dhe në të cilin shumë qytetarë kanë dy nënshtetësi: në të gjitha ushtritë e botës ushtarët betohen për besnikëri ndaj vendit, të njëjtën gjë bëjnë dhe ata që marrin një pashaportë të dytë: a munden këta qytetarë me bindje të dyfishta ti shërbejnë vendit në mënyrë të besueshme? Apo marrim si të mirqënë që për të ruajtur besnikërinë ndaj betimit shqiptar, do të tradhëtojnë atë të vendit të dytë. Atëherë u besojmë atyre që tradhëtojnë? Ky problem u vu re për herë të parë në emërimin e Visho Ajazi në krye të shërbimeve sekrete, por pashaporta e dytë ishte kanadeze dhe konfliktet e interesit shumë të limituara, por cështja Vargu, dhe pse nuk ka një pozicion ekzekutiv në qeveri, ka një aspekt me të vërtet qesharak, përvec se nuk mund të kryej më detyrën e tij në Tiranë, heroi ynë mund të gjendet pas pak ditësh duke bërë roje në kufirin shqiptaro-grek: nga cila anë?