Drejtuesi i Twitter, Jack Dorsey deklaroi se mbyllja e llogarisë së presidentit Donald Trump ka qënë veprim i drejtë por i rrezikshëm.
Ai u shpreh se ky rrjet social “është përballur me rrethana të jashtëzakonshme, duke na detyruar të gjithëve që të fokusohemi në veprimet tona për siguri publike”.
Ai shtoi se Trump ka shkelur politikat e kompanisë së tij.
Në një hark prej dy ditësh, Twitter dhe Facebook platformat kryesore të mediave sociale të Trump, morën masa për të pezulluar llogaritë personale të presidentit ose komunitetet në internet kushtuar tij, duke përmendur rregulla që ndalojnë përmbajtjen që nxit dhunë.