Bashkimi Evropian, BE ka dënuar vendimin e Rusisë për ndalimin e hyrjes në vend të nënkryetares së Komisionit Evropian Věra Jourová, dhe 7 diplomatëve të tjerë evropian.
Ajo në një reagim për një media të Brukselit kërkoi vendosjen e sanksioneve ekonomike për Rusinë:
“Unë nuk mendoj se regjimi aktual i Kremlinit do të kuptojë gjuhën e diplomacisë për sa kohë që nuk ka pasoja të rëndësishme financiare”.
Jourová ju drejtua qeverive evropiane duke i kujtuar se “Rusia nuk ka projekte “thjesht ekonomike”: Gjithçka është politike dhe ne duhet të ndjekim deklaratat tona me veprime konkrete që kanë një ndikim.
Ky koment ishte një referencë për tubacionin Nord Stream 2 që do të dërgojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik.
Ajo komentoi dhe veprimet e fundit të Rusisë ndaj medias së pavarur:
“Ndërsa media dhe gazetarët e pavarur etiketohen si” agjentë të huaj “, mediat e kontrolluara nga shteti vazhdojnë të përhapin dezinformimin.
Unë jam shumë e shqetësuar për vendet – afër BE por edhe në BE – që përpiqen të kopjojnë Kremlinin,” tha Jourová, “me sulme kundër gazetarëve të pavarur dhe përpjekje për të kontrolluar mediat”.