Shefja e Infektivit Najada Çomo bën e para vaksinën anti-Covid

Nga Exit News
Shefja e Infektivit Najada Çomo bën e para vaksinën anti-Covid

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo bëri e para vaksinën anti-Covid, mesditën e së hënës. Vaksina e përdorur është ajo e kompanive Pfizer/BioNTech.

Procesi i vaksinimit u transmetua drejtëpërsëdrejti.

Fillimisht mjekja iu përgjigj pyetjeve standarde nëse ka pasur shqetësime apo nëse ka marrë ilaçe.

Pas bërjes së vaksinës se Pfizerit, Çomo priti disa minuta e ulur, për të parë nëse do të kishte ndonjë efekt anësor negativ.

Najada Çomo, prej me shumë se 9 muajsh, ka qenë në krye të shërbimit në spitalin infektiv, duke luftuar në vijën e parë me virusin.

Me Çomon nis procesi i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve.

Më pas do të vaksinohet personat në shtëpitë e të moshuarve, personat mbi 75 vjeç dhe personat me probleme shëndetësore.

 

9 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme