Agron Shehaj akuzoi Ramën se shtiret sikur punon për interesin publik por në fakt i shërben oligarkëve.
Zoti Shehaj publikoi një intervistë të Kryeministrit Rama në televizionin lokal TV Vlora, ku dëgjohet se si kryeministri akuzon gjykatën se ka vendosur kundra interesit publik, por disa vite më vonë, Shehaj e akuzon se ai ka ndryshuar edhe planin e Vlorës për të dhënë leje për ndërtimin e karburantit.
“Shikoni dhe dëgjoni vetë se si mashtron Edi Rama. Shikoni si shtiret si burrë shteti që bën “namin” për interesin publik dhe qahet se nuk e lejojnë të shpronësojë pikën e karburantit.
Por vetëm pak kohë më pas, interesi publik u harrua dhe “burri i shtetit” doli lakuriq si marionetë në duart e oligarkut; ndryshoi planin e rregullimit të Vlorës dhe dha leje ndërtimi për karburantin.
Kështu ka bërë me pasuritë e shqiptarëve: i ka vjedhur për të mbushur xhepat e tij dhe të oligarkëve”, shkruan Shehaj në një postim në facebook.
Shikoni dhe dëgjoni vetë se si mashtron Edi Rama.Shikoni si shtiret si burrë shteti që bën “namin” për interesin publik dhe qahet se nuk e lejojnë të shpronësojë pikën e karburantit.Por vetëm pak kohë më pas, interesi publik u harrua dhe “burri i shtetit” doli lakuriq si marionetë në duart e oligarkut; ndryshoi planin e rregullimit të Vlorës dhe dha leje ndërtimi për karburantin. Kështu ka bërë me pasuritë e shqiptarëve: i ka vjedhur për të mbushur xhepat e tij dhe të oligarkëve.
Gepostet von Agron Shehaj am Mittwoch, 29. April 2020