
Ish deputeti Agron Shehaj deklaroi se arsyeja e largimit të të rinjve është keqeverisja. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Shehaj i kërkon shqiptarëve të ndryshojnë qeveri në zgjedhjet e ardhshme.
“Shqipërisë çdo vit po i ikin djemtë dhe vajzat më të mirë sepse qeveria vetëm zhvat dhe nuk ofron asgjë më për njerëzit. Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm. Prandaj ne duhet patjetër të ndryshojmë kurs, të nisim një rrugëtim të ri, nje fillim të ri me besim tek një e ardhme më e mirë për të gjithë. Koha për të zgjedhur po afron.”