Ish deputeti Agron Shehaj ka denoncuar dhunimin e zyrës elektorale të PD-së në njësinë numër 7.
Përmes një postimi në Facebook, Shehaj deklaron se sulmi është frymëzuar nga kryeministri Edi Rama.
“Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja.”
Ai i kërkoi kryeministrit Rama të distancohet nga kjo dhunë dhe të ndalë sulmet ndaj Partisë Demokratike.
“Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën dhe të ndalë rritjen e dhunës ndaj nesh.”