
Agron Shehaj ka denoncuar se shumë nga anëtarët e PD në zgjedhjet e 13 qershorit “janë përjashtuar nga e drejta për të votuar”.
Shehaj ka sjellë në vëmendje rastin e vëzhgueses së tij në njësinë 5 në Tiranë, Enkeleda Çela e cila u përjashtua nga qendra e votimit.
Shehaj shkruan në Facebook se ajo “u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit” vetëm sepse ishte vëzhguesja e tij.
“Partia Demokratike lindi si partia e lirisë dhe mund të bëhet fituese vetëm nëse është e lirë dhe demokratike.”, mbyll postimin e tij Shehaj.