Shehaj: Edi Rama nuk toleron dot zërat kundër

Nga Exit News
Shehaj: Edi Rama nuk toleron dot zërat kundër

Agron Shehaj dënoi gjobën e vendosur ndaj Sonila Meços dhe Artur Zhejit, nga qeveria për transmetimin e emisioneve me mbi 3 të ftuar. Gjobat tha Shehaj “janë hapi i parë drejt mbylljes të sigurtë së emisioneve të tyre. Ato janë dhunë direkte ndaj pronarit për t’i treguar atij se çfarë duhet të bëjë sezonin e ardhshëm”.

Në një postim në facebbok Shehaj shkruan se:

“Publicus” i Artan Ramës, “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit dhe “A Shoë” i Adi Krastës, u mbyllën për të njejtën arsye: ishin zëra kritikë dhe denoncues ndaj keqqeverisjes dhe korrupsionit të Edi Ramës. Për të njejtën arsye u mbyll Agon Channel”.

Edi Rama nuk mund të lejojë ndërgjegjësimin e njerëzve për krimet dhe korrupsionin e tij, nuk mund të tolerojë emisionet dhe njerezit e medias që hedhin dritë mbi të vërtetat e errëta të qeverisjes së tij.

Regjimi i Ramës ka humbur çdo legjitimitet dhe mjetet e vetme që i kanë mbetur për të ruajtur pushtetin janë censura, propaganda dhe forca policore. Por historia tregon se as këto mjete nuk e shmangin dot fundin e keq të autokratëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>