Shehaj falendëron demokratët që e votuan

Shehaj falendëron demokratët që e votuan

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj, falenderoi të hënën demokratët që e votuan në zgjedhjet brenda partisë një ditë më parë.

“Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë,” shkruajti Shehaj në faqjen e tij në rrjetin Facebook.

Ai falenderoi gjithashtu vëzhguesit dhe ekipin që e shoqëroi përgjatë garës.

Shehaj nuk u shpreh përsa i përket rezultatit të zgjedhjeve apo kundërshtimet që ngriti të dielën, por njoftoi se do të jetë i pranishën në emisionin “Opinion” në mbrëmje, ku me gjasa do të shpalosë edhe qëndrimin e tij të plotë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>