Shehaj falenderon qytetarët që dhuruan në fushatën e tij të mbledhjes së fondeve

Nga Exit News
Shehaj falenderon qytetarët që dhuruan në fushatën e tij të mbledhjes së fondeve

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj sqaroi se njëra prej pajisjeve të dhuruara sot në spitalin “ Shefqet Ndroqi” është blerë me donacionet e dhuruar nga shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Shehaj pohon se 13 mijë euro–kostoja njërës prej pajisjeve–janë grumbulluar nga donacionet e shqiptarëve, duke i falenderuar ata për kontributin në këtë kohë.

Një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth €13600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona.

Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe jam krenar për shpirtin tuaj të bujarisë dhe mirësisë.”

Paraditen e së mërkurës, Shehaj i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dialize spitalit Covid-2, ku po trajtohen mbi 200 pacientë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>