Shehaj i PD-së apel për mbështetjen e grave e vajzave në nevojë

Nga Exit News
Shehaj i PD-së apel për mbështetjen e grave e vajzave në nevojë

Kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, Agron Shehaj iu bashkua thirrjes së Shtëpisë-Familje “Rozalba” për të mbështetur gratë dhe vajzat në vështirësi ekonomike dhe sociale.

Ai u shpreh se pavarësisht fjalëve të qeveritarëve, pikërisht ata “i bëjnë grave gjë më të keqe duke iu larguar fëmijët e tyre nga familjet dhe shtëpitë e tyre”.

Shehaj theksoi se gratë dhe të rinjtë “vuajnë nga korrupsioni dhe padrejtësitë, nga mungesa e mundësive”.

“Ndaj është e rëndësishme të ndryshojë kjo gjendje, të ndryshojë qeveria dhe jo thjeshtë të zëvëndësojmë një kryeministër me një tjetër, disa ministra me disa ministra të tjerë”, shtoi kandidati për deputet i PD-së.

Shehaj u shpreh se vendit i “duhet një kryeministër që punon për njerëzit. Lulzim Basha do të jetë kryeministri që do të punojë për njerëzit”.

Ai premtoi se PD sapo të fitojë “zgjedhet më 25 prill do i futemi punës të gjithë bashkë që kjo situatë të ndryshojë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>