Shehaj i përgjigjet Ramës: Punëtorëve t’u rrisim rrogat e jo t’i zëvendësojmë me pakistanezë

Nga Exit News
Shehaj i përgjigjet Ramës: Punëtorëve t’u rrisim rrogat e jo t’i zëvendësojmë me pakistanezë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Agron Shehaj i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës për të sjellë punëtorë nga Bangladeshi, Afganistani dhe India.

Shehaj deklaroi të enjten se “punëtorëve duhet t’ju rritet rroga e jo të zëvendësohen”.

“Shtatë ditë i duhen Edi Ramës për t’i zëvendësuar shqiptarët me indianë apo pakistanezë. Ose të pranojnë të paguhen 24 mijë lekë ose të ikin”, u shpreh Shehaj përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se kryeministri Edi Rama dhe oligarkët kanë kapur ekonominë dhe “ju duhen skllevër që të punojnë për ta”.

“Ata duan njerëz që nuk votojnë, që nuk ngrenë zërin, që nuk kërkojnë të drejta.

Deklaratat e Edi Ramës për shqiptarët si dembelë që rrinë në kafene e merren me thashetheme janë përçmuese”, tha Shehaj.

Ai tha se shqiptarët janë njerëz me dinjitet dhe krenari dhe shtoi se ata kanë të drejtë të paguhen “për të mbajtur gjallë familjet e tyre”.

“Por Edi Rama mendon se ata duhet të pranojnë 200 euro ose ai do t’i zëvendësojë për 7 ditë me afganë dhe pakistanezë”, tha Shehaj.

Kryeministri Edi Rama i tha të mërkurën një pronari fasonerie gjatë një vizite që të marrë punëtorë nga Bangladeshi, Afganistani dhe India.

“Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huajt nga Bangladeshi nga Afganistani, nga India. I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme. Sa të fillojnë me mësuar shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë”, u shpreh Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>