Agron Shehaj: Koncesionarët e Rrugës së Kombit fituan 10 milionë euro në një vit

Agron Shehaj: Koncesionarët e Rrugës së Kombit fituan 10 milionë euro në një vit

Konsorciumi i kompanive Kastrati dhe Salillari, që ka koncesionin e Rrugës së Kombit, ka fituar rreth 10 milionë euro vetëm gjatë vitit 2018. Këto të fitime janë vjelë nga taksa e kalimit që paguan çdo qytetar kur kalon në rrugën e Kombit, di dhe drejtëpërdrejtë nga buxheti i shtetit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, në një postim publik, sqaroi se koncesionari ka marrë 10 milionë euro megjithëse trau në rrugë u vendos në shtator 2018:

“Trau në Rrugën e Kombit është vendosur në Shtator 2018 dhe ortakët e Kompanisë do fusin në xhep 10 milionë euro vetëm në 3 muaj e gjysëm punë, me një marzh fitimi prej afro 40 për qind.

Para që u janë marrë qytetarëve nga taksa e kalimit, por edhe nga Buxheti i Shtetit.”

Më tej Zoti Shehaj sqaroi se ky është vetëm viti i parë që kompania kocesionare paguhet, por ky koncesion do të zgjasë për 35 vjet, dhe “për këto 35 vjet qytetarët do paguajnë nga xhepi për fitimet e majme të koncesionarit.”

Ky koncesion, sipas ish-deputetit, është simbol i qartë se si Kryeministri Rama po përdor pasuritë publike dhe buxhetin e shtetit, për të pasuruar miqtë e tij.

Partia Demokratike ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të shqyrtojë çdo koncesion të dhënë në mënyrë klienteliste dhe të padrejtë nga qeveria Rama.

Siç Exit.al ka shkruar më parë, koncesioni i Rrugës së Kombit është një ndër koncesionet më të shtrenjtë dhe me afat më të gjatë kohor dhënë në Shqipëri.

Në vitin 2016, Qeveria Rama shpalli fituese të koncesionit koncorciumin Kastratit – Salillari, pas katër tenderësh të dështuar. Sipas kontratës, vlera totale e koncesionit është rreth 350 milionë euro dhe do të zgjasë 35 vjet.

Në shtator 2018, koncesionari njoftoi se do të bënte me pagesë kalimin në Rrugën e Kombit. Pavarësisht protestave të shumta të banorëve të Kukësit dhe qytetarëve nga I gjithë vendi, kompania koncesionare nuk u tërhoq nga ky vendim. Sot çdo makinë apo automjet i tonazhit të ndryshëm që kalon në këtë rrugë duhet të paguajë nga 100 lekë deri në 2500 lekë për çdo kalim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>