Shehaj: Nuk ka frymë antiamerikane brenda PD, Shqipërisë i duhen politikanë të rinj

Nga Exit News
Shehaj: Nuk ka frymë antiamerikane brenda PD, Shqipërisë i duhen politikanë të rinj

Kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se brenda PD nuk ka rrezik të formohet një frymë antiamerikane pas vendimit të Departamentit të Shtetit për të t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Shehaj tha se kritikat ndaj tij pas takimit me ambasadoren Yuri Kim nuk vinin nga brenda PD por nga “një grup individësh që nuk janë pjesë e PD-së, […] dhe janë të kontraktuar nga lideri i PD-së.”

Vendimin ndaj Berishës, Shehaj e quajti vendim politik të SHBA-ve por theksoi se raporti i PD-së me SHBA-të duhet të jetë sa më i ngushtë.

Lidhur me garën për kryetar, Shehaj nënvizoi se Shqipërisë i duhen politikanë të rinj, që kanë treguar se janë aftë në fusha të tjera, që janë të papërfolur dhe që ngjallin besim të njerëzit.

Për Shehajn, fakti që Lulzim Basha fajëson vetëm shit-blerjen e votave në 25 prill për humbjen e PD-së tregon se ai nuk do të mbajë përgjegjësi.

Sipas tij, pëveç blerjes së votave, PD u penalizuar edhe nga lënia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale dhe fakti që nuk u përqendrua gjatë fushatës elektorale tek korrupsioni dhe kapja e ekonomisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>