Agron Shehaj, përfaqësuesi i PD-së, akuzoi ministrin e Brendshëm Lleshaj se ka përgjegjësi direkte për shqiptarët në kampin Al Hawl, në Siri. Ndërsa ministri Lleshaj tha se nuk ka asnjë asnjë përgjegjësi ligjore ndaj kësaj çështjeje.
Debati ndodhi në emisionin Open, në Top Channel gjatë diskutimit për fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin Al Hawl. Pjesë nga debati:
Shehaj: Sa fëmijë ka riatdhesuar Shqipëria?
Lleshaj: Dua që virusi i politikës të qëndrojë larg kësaj. Nuk kam asnjë përgjegjësi ligjore ndaj kësaj çështjeje.
Shehaj: Si nuk ke përgjegjësi. Je ministër i shtetit shqiptar dhe ata janë nënshtetas shqiptarë.
Lleshaj: Nuk më intimidoni ju me këto vajtime të vonuara.
Shehaj: Si thua nuk kam përgjegjësi ligjore. Ky është skandal.
Lleshaj: Nuk më intimidoni aspak. Kur ju erdhën juve këto nuk reaguat fare, ndërsa tani po vajtoni.