Shehaj përshëndet arrestimin e gjyqtares: Ndyshimi vjen nga fundi i pandëshkueshmërisë

Nga Exit News
Shehaj përshëndet arrestimin e gjyqtares: Ndyshimi vjen nga fundi i pandëshkueshmërisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka përshëndetur arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, duke e cilësuar një fillim të mirë “për ndëshkimin e atyre që postin e shesin për të pasuruar veten”.

Sipas Shehajt, ndryshimi i vërtetë në Shqipëri fillon nga fundi i pandëshkueshmërisë për gjyqtarët, politikanët dhe të gjithë punonjësit publike të korruptuar.

“Pandëshkueshëmria prej dekadash i ka bërë politikanët, gjyqtarët, qeveritarët arrogantë dhe të sigurtë se janë mbi ligjin, kurse qytetarët i ka çuar drejt emigrimit.”, shkruan ai në Facebook.

Për Shehajn kjo është ajo që presin shqiptarët nga reforma në drejtësi, “pastrimin e politikës, qeverisjes dhe drejtësisë nga krimi e korrupsioni.”

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha u arrestua të enjten nga SPAK sepse akuzohet për korrupsion.

Ajo njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Exit News ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën,

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>