Shehaj: Rama dhe Veliaj do të festojnë sot të rrethuar nga luksi

Shehaj: Rama dhe Veliaj do të festojnë sot të rrethuar nga luksi

Agron Shehaj reagoi sot për festën e organizuar nga PS për rikandidimin e Erion Veliajt në Zgjedhjete Vendore 2019.

Shehaj u shpreh se Veliaj sot nuk do të flasi sot për betonin dhe kullat, “nuk do përmendin pastrimin e parave dhe krimin, nuk do përmëndin klientët dhe oligarkët, nuk do të përmendin qytetarët e dhunuar, nuk do përmendin Ardit Gjoklajn, nuk do përmendin aferën Teatrit apo të Unazës”. 

Por, sot, tha Shehaj, Rama dhe Veliaj “do të festojnë mes luksit dhe shkëlqimit, vjedhjen që i kanë bërë Tiranës këto katër vjet e do të kërkojnë ta plaçkisin edhe katër të tjera”.

“Po u besuam prapë, makutëria e tyre do ta lërë Tiranën pa të ardhme, si një shkretëtirë betoni ku lulëzon vetëm krimi, skamja, mungesa e shpresës”, shtoi ish-deputeti demokrat Shehaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>