Shehaj: Rama fsheh pronarët e inceneratorëve sepse qëndron vetë pas tyre

Nga Exit News
Shehaj: Rama fsheh pronarët e inceneratorëve sepse qëndron vetë pas tyre

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Rama se po mban të fsheshtë përfituesit e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit, sepse ai vetë mund të jetë përfituesi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj hedh dyshime se përse Rama nuk përgjigjet për pronarët e kompanisë së koncesionit të inceneratorit të Tiranës:

“Edi Rama nuk i jep përgjigje një pyetje të thjeshtë: kush janë pronarët e kompanisë së koncesionit të inceneratorit të Tiranës? Kujt do t’i shkojnë të paktën 128 milionë euro nga taksat tona?

A ka kryeministër në botë që nënshkruan kontratë me dikë që nuk e njeh? Që i jep qindra milionë euro pa e ditur se kujt ja jep? Nuk ka. As Edi Rama nuk është i tillë: ai e di se kush qendron pas inceneratorit të Tiranës.

Fakti që nuk e thotë dot publikisht emrin e përfituesit ndërkohë që e mbron koncesionin, ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm: vetë Rama mund të jetë përfituesi i kësaj kontrate qindra milionë eurosh.”

Shehaj kujtoi se një skemë e ngjashme abuzive u përdor dhe për tenderin e Unazës së Re, ku një kompani guackë, DH Albania, fitoi tenderin 20 milionë eurosh për ndërtimin e 2 kilometrave rrugë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>