Ish-deputeti Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Rama se jo vetëm ka grabitur paratë e qytetarëve, por se tani me arrogancë po promovon zyrtarët që e kanë ndihmuar atë në vjedhjen e miliona eurove nga buxheti.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se të shtunën, gjatë një takimi elektoral në Vlorë, Rama mbajti në krah të tij Afrim Qendron, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili shpalli si fitues të tenderit 40 milionë eurosh për Unazën e Madhe, kompaninë fantazëm ‘DH Albania’.
“Pamja e Edi Ramës sot në Vlorë me Afrim Qendron në krah të djathtë është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisjeje; abuzim i pushtetit, grabitje e parave të shqiptarëve dhe pandëshkueshmëri,” shkruan Shehaj.
Ai vazhdon më tej duke thëns e se ‘pasuria përrallore dhe pushteti i pamerituar e kanë bërë Edi Ramën arrogant me njerëzit e thjeshtë, përçmues me sipërmarrësit e ndershëm dhe shpërfillës ndaj të ardhmes së shqiptarëve.’
Ish-deputeti Shehaj ishte i pari që zbuloi dhe denoncoi se tenderi i Unazës së Madhe u fitua nga një kompani fantazëm.