PD përmes Agron Shehaj u shpreh se “Shqipëria është një nga tri vendet më të vështira për të bërë biznes në Europë”.
Në një postim në Facebook, Shehaj shkruan se ky fakt konfirmohet nga raporti i Dhomës Europiane të Tregtisë.
“Në Shqipëri mund të bëjnë biznes vetëm ata që janë të lidhur me qeverinë. Shqiptarët punëtorë, të talentuar, të ndershëm dhe me kurajo për të rrezikuar nuk kanë asnjë mundësi sepse i ndëshkon dhe i mbyt korrupsioni dhe klientelizmi politik. Luksi i politikanëve dhe biznesmenëve të lidhur me ta, është varfëria e shqiptarëve”, shkruan Shehaj.