
Një javë para zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka ftuar në një takim Agron Shehajn, kandidat për kreun e PD.
Lajmin e ka bërë të ditur Shehaj në faqen e tij në Facebook ku vlerëson mbështetjen e SHBA për PD që prej themelimit të partisë.
Ai shprehet se në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve.
“Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”, shkruan Shehaj.
Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kandidojnë për kreun e PD në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor.