
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, takoi të enjten ambasadorin gjerman Peter Zingraf.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Shehaj ka zbuluar se në takim u diskutua ekonomia dhe mundësia e Shqipërisë për thithjen e investimeve gjermane.
“Shqipëria ka mundësi të mëdha për investimet gjermane. Ato do ndihmojnë ekonominë tonë, por edhe uljen e emigrimit të rinisë dhe profesionistëve drejt Gjermanisë e vendeve perëndimore”, u shpreh Shehaj.
Gjermania është vendi kryesor i emigrimit për të rinjtë dhe profesionistët shqiptar.