Ish-deputeti demokrati Agron Shehaj ka kërkuar sot publikisht hetimin e lidhjeve mes Edi Ramës dhe Sinan Idrizit, pronarit të Air Albanias, nën hetim në Turqi për mashtrim financiar.
Përmes një postimi në Facebook, Shehaj hodhi dyshime për mënyrë se si Idrizi, nga një person i panjohur, u bë ortak i shtetit në kompaninë e fluturime Air Albania:
“Këtë të akuzuar për mashtrim, pa asnje aktivitet biznesi, pa asnjë burim të deklaruar parash, Edi Rama e bëri ortak me shtetin vetëm sepse ai ishte njeriu i duhur për të mbuluar Edi Ramën.
Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë per vetë Edi Ramën. 41 % të aksioneve të Air Albania janë të Edi Ramës.
Është koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit.”
Të mërkurën u bë publik fakti që Sinan Idrizi po hetohet në Turqi për mashtrim financiar.
Ai është paditur nga sipërmarrësi i njohur turk Adnan Polat.
Polat akuzon Idrizin se i ka marrë $3,5 milionë si garanci për blerjen e kompanisë koncesionare të markimit të naftës në Shqipëri, GFI Albania, në vitin 2016.
Blerja e kompanisë nuk u finalizua asnjëherë, por Idrizi ka refuzuar t’ia kthejë paratë mbrapsht.
Për të lexuar rrjedhën e plotë të ngjarjeve klikoni këtu.