Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj bisedoi më Marsela Karapancon mbi arsyet e kandidimit, mendimin dhe marrëdhëniet me kryetarin aktual Basha, Berishën dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Për Lulzim Bashë, Shehaj u shpreh se:
Basha është kandidati më i forti midis të treve.
Unë nuk mendoj që Basha është i korruptuar, por mendoj që PD duhet të jetë e besueshme për qytetarët, sepse këta të fundit votojnë, nëse besojnë.
Absolutisht që duhet të kishte dhënë dorëheqjen, madje as të mos rikandidonte. Dorëheqja ka kuptim, kur nuk rikandidon më. Vendimet janë marrë nga lidershipi, që do të thotë se ai ka gabuar. Duhet bërë një analizë në PD, që të shihet se ku u gabua.
Unë kam shprehur gjithmonë mendimin tim dhe në përgjithësi ai është dëgjuar. Kam pasur një raport konstruktiv me Bashën, ndërsa tani nuk kam më, sepse tani po konkurrojmë në një garë.
Për arsyet e kandidimit ai u shpreh se:
As sfidë, as tradhti ndaj Bashës, por bindje se nëse PD nuk ka ndryshim, nuk mund të shkojë në pushtet.
Po të kisha dalë i fundit, nuk besoj se do të kisha kandiduar për kryetar.
Mendoj se duhet kufizuar edhe mandati i kryetarit të PD.
Krijova bindjen se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë (të shkojmë drejt fitores) është të futem vetë në garë.
Unë do e njoh rezultatin, por s’do të thotë që mos them që ka parregullsira. I jam futur garës duke patur parasysh si është organizuar procesi.
Për zgjedhjet e 25 prillit, Shehaj u shpreh se ato u vodhën:
“Kjo shihet nga fakti që janë zgjedhur deputetë pa asnjë lidhje me politikën, që janë qartazi pasojë e shit-blerjes së votave”.
Ndërsa për shpalljen ‘non grata’, të Berishës nga SHBA-të, Shehaj:
“Lideri historik Sali Berisha ka konktribut të pazëvëndësueshëm dhe pamohueshëm në afrimin e Shqipërisë me perëndimin. Por s’dua të jap opinion. Nuk dëshiroj koment”.