Rreshjet e dendura të shiut në qarkun e Lezhës kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës e për pasojë shembjen e rrugës Kallmet i Vogël-Ungrej.
Ky aks rrugor është i rëndësishëm për banorët e njësisë administrative Ungrej pasi shërben për lidhjen e saj me qytetin e Lezhës.
Sipas një analize financiare të Bashkisë Lezhë, ky aks është i gjatë 15 kilometra dhe ka qenë i shtruar me çakull.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit nëpërmjet fondeve të Bashkimit Europian (projekti IPA dhe EBRD) ka financuar rikonstruksionin e 7.6 kilometrave të këtij aksi në vitin 2013.
Projekti zgjaste 18 muaj dhe vlera e tij ishte 265,562,179 lekë sipas analizës financiare të Bashkisë Lezhë.
Prej vitit 2014 në këtë rrugë nuk ka patur ndërhyrje të tjera sipas raportit teknik të Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë.
Bashkia Lezhë kishte planifikuar shtrimin me asfalt të 8 kilometrave të rrugës Kallmet i Vogël – Ungrej gjatë viteve 2020-2022.