
Banorët e Kalivaçit në njësinë administrative Ungrej kanë mbetur të izoluar nga qendra urbane e Lezhës pasi ura që fshatin me Ungrejn është shembur si pasojë e përmbytjeve.
Prej dy ditësh ura ishte e përmbytur ndërsa sot është shembur plotësisht nga prurjet e mëdha të ujit.
Më herët, përmbytjet shkaktuan shembjen e rrugës Kallmet i Vogël-Ungrej.
Ky aks rrugor është i rëndësishëm për banorët e njësisë administrative Ungrej pasi shërben për lidhjen e saj me qytetin e Lezhës.
Prej vitit 2014 në këtë rrugë nuk ka patur ndërhyrje të tjera sipas raportit teknik të Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë.