Maqedonia e Veriut raportoi sot dy të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në gjashtë. Personat që humbën jetën ishin një 39 vjeçar dhe një 91 vjeçar.
Maqedonia e Veriut rregjistroi rreth 16 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm në 257.
Prej 26 shkurtit, kur u pikas i infektuari i parë, Maqedonia e Veriut ka pasur 4 viktima dhe 3 të shëruar.
Virusi është përhapur në 10 qytete ku Shkupi me 123 të infektuar është më i prekuri.
Më pas vijnë Dibra (43), Kumanova (15), Shtipi (8), Ohri (3), Velesi (3), Kavadarci (2), Prilepi (2), Tetova (1) dhe Gostivari (1).
Rreth 10 mijë personave u është kërkuar mbyllja në shtëpi ndërsa grupmosha më e prekur rezulton të jetë 50-59 vjeç.
Në Maqedoninë e Veriut lëvizja është kufizuar nga ora 16:00 deri në 05:00.
Qeveria veriomaqedonase po shqyrton si mundësi përshtatjen në karantinë të 8 hoteleve në mënyrë që të vendosë aty deri në 322 qytetarë të cilët duhet të mbahen të izoluar.