Shënohet rasti i dytë në Kroaci, humb jetën një tjetër person pasi u vaksinua me AstraZeneca

Nga Exit News
Shënohet rasti i dytë në Kroaci, humb jetën një tjetër person pasi u vaksinua me AstraZeneca

Një person 33 vjeç humbi jetën në Kroaci pasi u vaksinua me AstraZeneca.

Ai është personi i dytë që humb jetën pas vaksinimit.

Agjencia Kroate e Barnave (HALMED) ka filluar një hetim në lidhje me këto raste.

Shumë vende në BE kanë pezulluar vaksinimin pas rasteve të shpeshta që po raportohen në lidhje me AstraZeneca dhe mpiksjen e gjakut.

Agjencia Evropiane e Barnave, theksoi të enjten se nuk kishte asnjë të dhënë që vaksina po shkakton mpiksjen e gjakut, duke shtuar se beson se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj”.

Po ashtu edhe OBSH ka këshilluar që të vijohet me vaksinimin duke shtuar se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë lidhjen e mpiksjes së gjakut me vaksinimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>