Shënohet rekord i ri infektimesh ditore me Covid në botë

Nga Exit News
Shënohet rekord i ri infektimesh ditore me Covid në botë

Organizata Botërore e Shëndetit ka regjistruar një rekord të ri për sa i përket numrit më të lartë të infektimeve ditore me koronavirus: mbi 307 mijë të infektuar të rinj në vetëm 24 orë.

Rekordi i mëparshëm një ditor për rastet e reja u vendos më 6 shtator, kur OBSH raportoi 306 857 të infektuar të rinj.

Shifrat më të larta të infektimeve ditore u raportuan në Indi, Amerikë dhe Brazil.

Ndërsa numri i viktimave me Covid-19 në 24 orët e fundit është mbi 5500, duke e çuar totalin e viktimave në botë në 917 417.

Në gjithë botën, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar më shumë ka se 28 milion të infektuar, gjysma e të cilave kanë qenë në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>