Njoftimi i Presidentit të Amerikës Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikanë nga Siria, me nxitjen e Presidentit turk Erdogan, ka tronditur aleatët ndërkombëtarë dhe rrezikon të fuqizojë më tej një autokrat që tashmë ka një ndikim të jashtëzakonshëm në rajonin e Ballkanit. Marrëdhëniet miqësore, familjare dhe ato të biznesit, midis kryeministrit Rama dhe Presidentit turk janë tashmë të njohura.
Me largimin e ushtrisë amerikane nga Siria, pritet që Presidenti Erdogan të nisë një sulm kundër rajonit autonom kurd në Sirinë Veriore, të cilin Erdogan e konsideron aleatët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Turqi. Erdogan e quan PPK-në në turqi si organizatë turke, ndaj ka burgosur disa udhëheqës politikë kurdë.
Forcat kurde në Siri luajtën një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS (Shtetit Islamik), organizatë fundamentaliste, por një raport i kohëve të fundit nga Shërbimi Informativ Holandez (AIVD) tregon se Turqia ka mundësuar, për një kohë të gjatë, grupin ekstremist në territoret e kontrolluara nga ajo . Nga këtu, IS mund të rimëkëmbet, riorganizohet dhe të vazhdojë më tej luftën në rajon:
“Shumë kohë pas shpërthimit të konfliktit sirian, Turqia u përdor si një bazë për një numër të lartë të luftëtarëve të huaj që vinin nga e gjithë bota në Siri. ISIS (dhe gjithashtu Al Kaida) e përdori Turqinë si një bazë strategjike. Nga këtu, ISIS është në gjendje të rimëkëmbet, riorganizohet dhe të vazhdojë të formësojë betejën në rajon. Për më tepër, ISIS është në gjendje të shfrytëzojë paqen relative në Turqi që (edhe një herë) të krijojë plane për ambiciet e saj ende të pranishme ndërkombëtare.”
Ndikimi gjithnjë e në rritje i Erdoganit në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Bashkimit Evropian.