
15 persona të infektuar me koronavirus janë shëruar ditën e hënë. Njoftimin e bëri Kryeministri Rama në facebook.
Numrin total i të infektuarve në vend është 377, ndër to 121 janë shëruar, 21 persona kanë vdekur, dhe 73 persona janë në spital.
Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.