Shërohen 2 infermierë, shkon në 15 totali i stafit mjekësor të riaftësuar nga Covid-19

Nga Exit News
Shërohen 2 infermierë, shkon në 15 totali i stafit mjekësor të riaftësuar nga Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, njoftoi pasditen e së premtes për shërimin e 2 infermierëve të tjerë nga sëmundja e Covid-19, duke e çuar në 15 totalin e punonjësve të shëndetësisë që janë riaftësuar.

Përmes një postimi në Facebook, Ministrja Manastirliu u shpreh se “pas testit konfirmues, 2 infermierë të tjerë janë shëruar”.

Prej 9 marsit, kur u diagnostikua i infektuari i parë me Covid-19 në Shqipëri, numri i të prekurve ka shkuar në 304, prej të cilëve 35 kanë qenë personel mjekësor.

Mes të infektuarve janë shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami dhe mjeku i mirënjohur i Spitalit Infektiv Dhimitër Kraja.

Exit News ka raportuar më parë rrezikun me të cilin përballen mjekët. Rasti i një pacienti me Covid-19 që infektoi 12 mjekë, infermierë dhe pacientë të tjerë në Spitalin Shefqet Ndroqi është shembulli më konkret.

Fatmirësisht deri më sot asnjë mjek nuk ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa numri total i viktimave është 16-të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>