
Dy mjekë dhe pesë pacientë të prekur nga koronavirus janë shëruar, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 40. Lajmin e dha sot ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Mjekët e shëruar janë mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi. Të gjithë të shëruarit do të vetëkarantinohen për 14 ditë.
Deri më tani janë shëruar 17 përqind nga 197 të prekur me COVID-19.