Një mjek i spitalit të Durrësit dhe një infermier i Spitalit “Shefqet Nroqi” janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Të dy janë dërguar në shtëpi dhe do të vetizolohen për 14 ditë.
Mjeku i Spitalit të Durrësit i shërbeu, 78 vjeçares, e cila humbi jetën nga koronavirusi. Deri tani numri i stafit mjekësor të prekur nga koronavirusi është nëntë, tetë prej të cilëve në Sanatorium janë infektuar nga i njëjti pacient.
Të martën, një infemiere pediatre 54-vjeçare u zbulua si e infektuar me koronavirus. Ajo aktualisht po kurohet në spital Infektiv në Tiranë. Gjithashtu dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtar Skënder Brataj rezultoi mesditën e të martës i prekur nga koronavirusi.