Shërohet pacientja e parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Shërohet pacientja e parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Pacientja e identifikuar e para me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është shëruar.

Lajmi u dha sot nga Ministria e Shëndetësisë. Pacientja do të qëndrojë në shtëpi pasi doli negative në testet e bëra ditët e fundit.

Ajo është një grua 50 vjeç e cila kishte udhëtuar në Itali përpara 26 shkurtit.

Ajo u identifikua me koronavirus më 26 shkurt.

Aktualisht numri i personave të prekur në Maqedoni është 19. Gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Dje nuk ka pasur asnjë rast të ri të identifikuar me koronavirus.

Maqedonia e Veriut deri tani nuk ka marrë masa ekstreme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Qeveria maqedonase ka këshilluar qytetarët e saj që këto javë të evitojnë udhëtimet në Itali dhe vende të tjera të prekura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>