Shfaqet një variant i ri i koronavirusit në Angli

Nga Exit News
Shfaqet një variant i ri i koronavirusit në Angli

Një varianti i ri i koronavirusit të ri është shfaqur në Angli, ka bërë me dije sot Sekretari i Shëndetësisë së vendit, Matt Hancock.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është njoftuar dhe shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar po bëjnë studime të hollësishme tha Hancock në parlamentin britanik sipas BBC.

Kemi identifikuar mbi 1 000 raste me këtë variant kryesisht në jug të Anglisë”, tha Hancock duke shtuar se ende nuk mund të dalim në përfundime nga ky zbulim.

Prof Alan McNally, ekspert në Universitetin e Birmingham, tha për BBC se varianti i ri ka nisur të studiohet dhe se shfaqja e tij nuk është arsye për t’u alarmuar.

Le të mos jemi histerikë. Kjo nuk do të thotë se është më i transmetueshëm, apo më infektiv ose i rrezikshëm. Është diçka që duhet monitoruar”, pohoi ai.

Dalja e një varianti të ri të koronavirusit në Britani vjen pasi vendi ka nisur vaksinimin e vaksinën e Pfizer prej një jave.

Aktualisht, Britania, SHBA-ja dhe Kanadaja janë të vetmet vende që kanë miratuar këtë vaksinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>