![1580892161 cuci 600x360 1 Raporti zyrtar, dëmet e tërmetit arrijnë në 958 milionë euro](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/02/1580892161_cuci-600x360-1.jpg)
Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit arrijnë në 958 milionë euro.
Shifrën zyrtare e bëri publike sot ministrin Bledi Çuçi, në një konferencë për shtyp bashkë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.
Ai sqaroi se raporti mbi dëmet e tërmetit është hartuar sipas standardeve të BE-së:
“Raporti është hartuar sipas standardeve të BE, BB dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe më të njëjtën metodologji që është përdorur edhe në rastet e fatkeqësive të tjera natyrore në botë.
Krahas ngritjes së këtij sistemi, në kohë rekord u bë verifikimi i 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe u identifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë.
Ndihmë dhanë edhe kryebashkiakët dhe paralelisht janë zhvilluar dhe 4 anketa në 3 qarqe për të evidentuar dëmet.
Ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 milionë e 74 mijë e 906 euro.”
Ky raport do të prezantohet dhe në Konferencën e Donatorëve, më 17 shkurt në Bruksel.